Gjykata Kushtetuese Gjermane i ka hapur rrugë firmosjes së ratifikimit të Fondit të Rimëkëmbjes të Bashkimit Evropian.
Ky vendim lejon fondin e rimëkëmbjes nga BE-ja prej 750 miliardë eurosh. Kjo, për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19.
“Të këqijat e mos aprovimit të këtij fondi, pavarësisht rënies ndesh me kushtetutën, janë më të mëdha se sa lejimi i zhvillimit të planit”, thuhej në deklaratën për shtyp të Gjykatës.
Këtë vendim e kanë mbështetur shtatë nga tetë gjyqtarët, teksa e ka këtë e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“E mirëpres vendimin e sotëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese Gjermane. BE-ja është në rrugën e duhur drejt rimëkëmbjes ekonomike”.