Telashe mes çiftit në Ferizaj, burri rrah gruan me të cilën është në proces shkurorëzimi

Telashe mes çiftit në Ferizaj, burri rrah gruan me të cilën është në proces shkurorëzimi

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. 

Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.

Me një situatë të tillë është përballur një grua në Ferizaj, e cila ka denoncuar për dhunë bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari ka kërkuar paratë e fituara përmes biznesit të përbashkët, e më pas ka eskaluar në dhunë fizike ndaj 34-vjeçares.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë ka kërkuar ndihmë në spital.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles