Gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri zero gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa në viset malore shpejtësia e erës mund të arrijë maksimumin deri në 11 m/s./Gazeta “Enigma”/