Temperaturat për sot deri në 34 gradë Celsius, apelohet për kujdes ndaj rrezeve të diellit

Temperaturat për sot deri në 34 gradë Celsius, apelohet për kujdes ndaj rrezeve të diellit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Ky institut ka bërë thirrje që të bëhet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.Preferohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP (Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik). KUJDES kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit UV të lartë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles