Gjatë ditës së hënë parashihet të mbajë mot i vranët, por me intervale të herëpashershme dielli.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të zbresin deri në -3°C, ndërsa në zonat më të ulëta pritet të jenë rreth -1°C. Gjatë ditës, temperaturat pritet të arrijnë prej 5 deri 9°C.
Erërat do të fryjnë të lehta nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s. / Gazeta Enigma.
