Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të jetë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, raporton Gazeta Enigma.
Temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
“Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.