Tenistja amerikane Jessica Pegula, ndoshta nuk do të duhet të punojë gjatë gjithë jetës së saj, sepse në të ardhmen do të trashëgojë pasurinë e të atit prej 4.3 miliardë euro, por ajo nuk dëshiron që prindërit e saj të ndërhyjnë në karrierën që ka.
Tenisi është dashuria e saj e madhe dhe sezonin e kaluar në Australian Open arriti deri në çerekfinale ku humbi nga Jennifer Brady.
Deri më tani ajo ka fituar mbi një milion euro duke luajtur tenis, por kjo është vetëm një pikë në oqean me atë që do të trashëgojë.
Jessica është vajza e Terry Pegula, një biznesmen dhe miliarder amerikan, i cili ka një pasuri prej 4.3 miliardë eurosh, përmes biznesit të gazit natyror dhe pasurive të paluajtshme.
Jessica Pegula ????????
Jessie eases into the third round over overcoming a late fight back but taking the W in straight sets! Jabeur up next.
Here’s some classic fist pumps ✊
6-2, 7-5. #ChicagoTennisFestival pic.twitter.com/qPZfjc4S15— WTA Appreciation (@WTAPlayerFan) September 29, 2021
Kjo do të thotë se Jessica është më e vlefshme financiarisht se Roger Federer, Serena Williams dhe Maria Sharapova së bashku.
Megjithatë, dëshira e Jessicas është të ndërtojë rrugën e saj dhe të bëjë emër duke luajtur tenis, jo vetëm duke u njohur si vajza e Terry Pegulas.
“Kur isha më e re, doja të ndërtoja një emër vetë, por më pas kuptova se duhej të pranoja edhe aspektin familjar. Tenisi është gjëja ime, është puna ime, është karriera ime”.
“Është i ndarë nga gjithçka tjetër. Prindërit nuk kanë fjalë për momentin, për çdo gjë që bëj në fushën e tenist”, ka thënë ajo. /