SC Gjilani fillon përgatitjet e motivuar maksimalisht, paralajmëron 4 ndeshje kontrolluese në Antalya

SC Gjilani fillon përgatitjet e motivuar maksimalisht, paralajmëron 4 ndeshje kontrolluese në Antalya

Sport Club Gjilani, lidere në tabelën përfundimtare pas edicionit vjeshtor të garave në BKT Superligën e Kosovës në Futboll, pa humbur kohë, menjëherë pas festave të fundvitit ka filluar përgatitjet për edicionin e ri të garave, 2021/2022, shkruan Gazeta Enigma.

Kryetrajneri Ismet Munishi duke folur për fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror, ka bërë të ditur se skuadra e tij, pas disa ditë ushtrime në Gjilan, do të udhëtojë me ekspeditën e lojtarëve në Durrës, e më pas në Antalia të Turqisë.

“Po, do të shkojmë në Durrës ku do të kemi fazë më intensive. Udhëtojmë më 10 janar dhe do të qëndrojmë deri më 16 janar kur do të kthehemi në Gjilan. Menjëherë pastaj, dy ditë më vonë, saktësisht më 18 janar udhëtojmë për në Antalia ku do t’i zhvillojmë katër ndeshje miqësore, dy prej të cilave tashmë i kemi aranzhuar.

Ismet Munishi, trajner i SC Gjilani

Sipas Munishit janë kontraktuar dy ndeshje kontrolluese gjatë fazës përgatitore në Antalia, të cilat do t’i shërbejnë shtabit teknik që të ketë një pasqyrë sa më të qartë për formën e lojtarëve.

“Një ndeshje do ta zhvillojmë me skuadrën e Kazakistanit, Shakhter Karagandy, dhe tjetrën me ekipin e ligës së parë të Rusisë, Chayka Peschanokopskoye, që pretendon të hyjë në Premier Ligën Ruse. Pra dy skuadra shumë të mira i kemi të parapara me marrëveshje t’i zhvillojmë, dhe jemi duke i kërkuar edhe dy kundërshtarë tjerë. Gjithsej katër ndeshje besoj që do të jenë të mjaftueshme në Antalia”, tha Munishi për Gazeta Enigma.

SC Gjilani gjatë përgatitjeve

Pas çdo ndeshje ne do të shohim se ku kemi probleme eventuale dhe do të mundohemi të përmirsohemi sa më shumë sepse më 6 shkurt e kemi ndeshjen për kupë kundër Dukagjinit, than ë fund trajneri i SC Gjilani, skuadër kjo që e fillon edicionin pranveror nga pozita e liderit në tabelë, e ndjekur hap pas hap nga Ballkani e Drita.

Related Articles