Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet sa më parë, pasi siç ka thënë ai, perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është një rrezik real.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me presidentin rumun, polak e lituanez, Rama tha se duhet të bëhet gjithçka për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë.
Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it, si një garanci për sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Derisa u shpreh se dëshiron të shoh tek arrinë sukses dialogu i BE-së.
“Perspektiva e krijimit të një Donbasit të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë ëpr shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që ëhstë koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar”, tha Rama derisa shtoi se një përshkallëzim i mëtutjeshëm do të sillte pasoja katastrofike./KP/