Një tentim-grabitje në filialen e Fincas në Prizren raportohet se ka ndodhur pak qaste më parë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në një deklarim për Sinjalin, Bytyqi ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 16:05 në filialen e një banke makrofinanciare në lagjen Bazhderhane në Prizren.
Sipas Policisë, një person i maskuar dhe i armatosur ka tentuar që të grabisë bankën, duke u konfrontuar me punëtorin e sigurimit, por që i njëjti nuk ka arritur që të kryej grabitje.
Ndër të tjerash, Shaqiri shton se i armatosuri në pamundësi t’ia arrijë qëllimit ka ikur në drejtim të panjohur dhe se Policia është duke punuar në identifikimin e të dyshuarit.
Kujtojmë që një grabitje në po filialen e njëjtë ndodhi rreth tre muaj më parë, ku Gazeta Sinjali kishte raportuar se një person i maskuar kishte arritur që nën kërcënimin e armës t’i kap 10 mijë euro dhe më pas ishte zhdukur.