Tentohet të rrëmbehet me dhunë një vajzë në Mitrovicë

Një tentim rrëmbimi ka ndodhur në Mitrovicë.

Policia njofton se një femër ka raportuar se derisa ka qenë duke ecur rrugës, një person nga vetura ka tentuar ta fus me dhunë brenda, por që nuk ka arritur.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:24.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në rrugë, një veturë e llojit Opel Corsa ngjyrë e zezë me targa 02, ka tentuar që ta fus me dhunë në veturë, por pasi që nuk ka arrit, është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/.

Related Articles