Tentoi të ikte, Policia shtiu me armë zjarri ndaj një personi në Kodrën e Trimave

Tentoi të ikte, Policia shtiu me armë zjarri ndaj një personi në Kodrën e Trimave

Zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, ka bërë të ditur se sot rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996), i cili po udhëtonte me një veturë.

Sipas Pllanës, i dyshuari ka refuzuar urdhrat e policisë dhe është larguar duke rrezikuar zyrtarët. Në përpjekje për ta ndaluar, njëri nga policët ka përdorur armën zyrtare.

“I dyshuari ka arritur të largohet, ndërsa gjatë ikjes ka shkaktuar një aksident trafiku, ku ka pasur të lënduar dhe dëme materiale”, ka theksuar Pllana.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, zyrtarët e Njësisë për realizimin e urdhëresave kanë tentuar ta ndalonin personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritur të largohej duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorur edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritur të largohej duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, tha Pllana.

Related Articles