Tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari” pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të falsifikuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit./Gazeta “Enigma”/

Related Articles