Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kuçovë, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kuçovë, ekstradohet nga Gjermania 47-vjeçari

Një 47-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet dhe është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Bëhet e ditur se në vitin 2019, 47-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri një person në Kuçovë. Ai u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës./A2CNN/

Related Articles