Raphinha lidhet me një rikthim në Premierligë, pas vetëm një sezoni të kaluar te Barcelona

Raphinha lidhet me një rikthim në Premierligë, pas vetëm një sezoni të kaluar te Barcelona

Pas nënshkrimit me Barcelonën verën e kaluar, gjëra të mëdha u priten nga Raphinha, pas periudhës së tij të suksesshme me Leeds Unitedin.

Anësori brazilian tërhoqi interesim nga shumë klube, por në fund ai zgjodhi të bashkohej me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pavarësisht se shfaqi një formë të mirë këtë sezon, mospërputhja e tij ka qenë disi problem te Barcelona.

Me klubin që vazhdon të ketë vështirësi financiare, do të kërkohen shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi po kërkon gjithashtu përforcime për skuadrën e Xavit. Si rezultat, Raphinha mund të jetë në rrugën e largimit, sipas “Mundo Deportivo”.

Për 26-vjeçarin nuk parashihet të ketë mungesë të klubeve të interesuara, nëse Barcelona vendos ta shesë atë përfundimisht.

Chelsea thuhet se ka ende interesim për të nënshkruar me ish-futbollistin e Leedsit, teksa edhe Neëcastle United besohet se gjithashtu është i prirur të bëjë një lëvizje këtë verë.

Të dy klubet angleze kanë treguar se nuk e kanë problem të shpenzojnë, dhe Barcelona do të shpresojë të marrë të paktën 58 milionë euro që shpenzuan për reprezentuesin e Brazilit, nëse vendosin ta shesin atë, pasi liderët e La Ligas synojnë të përmirësojnë financat e klubit.

Ndryshe, Raphinha me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Related Articles