Tentuan t’a mbysnin me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Tentuan t’a mbysnin me thikë një person, arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë

Një rrahje në mes dy familjeve ka ndodhur dje pasdite në Mitrovicë, ku si pasojë një person është goditur me një thikë, raporton Gazeta Enigma.

Policia në Mitrovicë thotë se nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja.

“Nga policia janë arrestuar dy persona të dyshuar H.G., 55 vjeçar dhe F.T., 17 vjeçar, ku i dyshuari i parë me mjet të fortë(thikë) ka goditur viktimën. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Kurse te i dyshuar i dytë i mitur është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale së bashku me prokurorin e shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave iu caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.

Related Articles