Tërmet i fuqishëm në Turqi

Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.3 goditi provincën lindore Malatya të Turqisë të enjten, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Epiqendra e tërmetit ishte rrethi Yeşilyurt, tha AFAD.

Tërmeti u zhvillua në një thellësi prej 7 kilometrash.

Ai u ndje në provincat e afërta, duke përfshirë Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Shumë njerëz u dyndën në rrugë pas tërmetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Malatya, Ersin Yazıcı tha për AA se një ndërtesë e braktisur në lagjen Battalgazi, e cila tashmë ishte dëmtuar në tërmetet e dyfishta të 6 shkurtit, u shkatërrua pas tërmetit të së enjtes.

Disa njerëz që u kapën nga paniku gjatë tërmetit u hodhën nga ballkonet e tyre, por nuk raportohet për dëme të tjera, sipas guvernatorit.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikay,a vuri në dukje se të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë AFAD, janë mobilizuar për të zbuluar çdo dëmtim apo problem pas tërmetit.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha gjithashtu se skuadrat e Ekipit Kombëtar të Shpëtimit Mjekësor (UMKE) ishin në rajon për të zbuluar ndonjë problem, por deri më tani nuk është raportuar asnjë problem.

Më herët të enjten, Koca njoftoi krijimin e UMKE Atak, një njësi e re mjekësore për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më 6 shkurt, një palë tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore, duke shkatërruar shtëpi, infrastrukturë rrugore dhe pjesë të qyteteve, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 50,000 njerëzve dhe plagosjen e mijëra të tjerëve. Vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas katastrofës tragjike, ndërsa u zotua të rindërtojë qytetet e shkatërruara nga tërmetet. /Gazeta Enigma

Related Articles