Kroacia, të martën mbrëma është goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Siçraporton “Jutarnji”, epiqendra e tërmetit ishte në Dalmacinë Veriore me 4.8 ballë të shkallës Rihter, transmeton Gazeta Enigma.
Lëkundjet janë ndierë edhe në qytetin e Pulës.
Qytetarët kanë raportuar për lëkundje të shumta dhe nga paniku, shumë prej tyre kanë dalë jashtë shtëpive. /Gazeta Enigma