Termokos njofton se ka lëshuar ngrohjen

Termokos njofton se ka lëshuar ngrohjen

Prej sot Termokosi do të fillojë që të djeg si lënd të parë mazutin deri në përmirësim të gjendjes me furnizim nga KEK-u për Termokosin, raporton Gazeta Enigma.

Që nga dje qytetarët e Prishtinës të cilët janë të kyçur në rrjetin e ngrohtores Termokos kanë mbetur pa ngrohje, si pasojë që KEK-ku nuk ka mundur të furnizoj me avull kompaninë e vetme në kryeqytet që ofron ngrohje kolektive.

Kjo erdhi si pasojë e rënies së Termocentralit “Kosova B” e cila shkaktoi furnizim jo të rregullt me energji elektrike në gjithë vendin.

Dje i pari i kryeqytetasve, Përparim Rama mbajti një takim urgjent me drejtuesit e Termokosit ku pas takimit tregoi se është vendosur që të fillohet që të përdoret mazuti për furnizim të rregullt të qytetarëve me ngrohje.

Por kjo siç duket do të ketë një kosto negative për ambientin pasi tymi i zi veçse ka filluar të mbuloj Prishtinën.

Related Articles