Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

Terroristi serb lirohet nga QKUK-ja, dërgohet në paraburgim

V.T është liruar nga Klinika e Ortopedisë së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori Gani Jashanica.

“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica për Klankosova.tv.

Pas lirimit ai do të dërgohet në paraburgim.

Terroristi serb u plagos gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Më 24 shtator në  veri të Kosovës, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë.

Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë.

Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur edhe polici Alban Rashiti.

Related Articles