Tesla zbulon se sa shpesh veturat e saj digjen nga zjarri

Tesla zbulon se sa shpesh veturat e saj digjen nga zjarri

Makinat elektrike digjen shumë më rrallë sesa pritej, kjo sipas të dhënave të fundit nga kjo kompani.

Të dhëna e Tesla për zjarret në automjetet e tyre në periudhën 2012-2020, tregojnë se kjo ka ndodhur mesatarisht vetëm në 205 milionë milje ose 330 milionë kilometra.

Kjo është 10 herë distancë më e gjatë kur bëhet fjalë për zjarre që ndodhin në të gjitha automjetet në SHBA, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri.

Gjegjësisht, mesatarja në SHBA për të gjitha automjetet (pavarësisht nga lloji i sistemit të shtytjes) është 19 milionë milje (30.5 milionë km).

Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se mosha mesatare e makinave të Tesla është relativisht e vogël, domethënë që këto automjete janë dukshëm më të reja se mesatarja amerikane.

Tesla gjithashtu publikoi rezultatet për periudhat e mëparshme: 2012-2018. (170 milionë milje) dhe 2012-2019. (175 milionë milje), të cilat tregojnë se mesatarja rritet me kalimin e kohës.

Related Articles