Sllovakia: S’kemi ndërruar qëndrim, nuk e njohim Kosovën

Sllovakia: S’kemi ndërruar qëndrim, nuk e njohim Kosovën

Ambasada e Sllovakisë në Serbi ka thënë se është kundër njohjes diplomatike të Kosovës, në një prononcim për B92

“Ju informojmë se qëndrimi i Sllovakisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në komentin e ambasadës sllovake në Serbi.

Ky reagim vjen pasi kryeministri Albin Kurti kërkoi nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, që të bashkohet shteteve të tjera të BE’së në njohjen e Kosovës.

Kurti ka thënë se Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.

Deri më tani, Sllovakia është shprehur sistematikisht kundër njohjes së Kosovë si shtet i pavarur dhe demokratik.

Related Articles