Tetë lopë ngordhin nga zjarri në Lubizhdë të Prizrenit

Tetë lopë ngordhin nga zjarri në Lubizhdë të Prizrenit

Vapa e madhe që ka mbretëruar këtyre ditëve në Kosovë, ka shkaktuar zjarre të shumta në vend, ku në disa zona, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Një nga pjesët më të prekura është edhe Lubizhda e Prizrenit.

Atje, si zjarri ka kapluar një stallë të bagëtive, ku si pasojë e kësaj kanë ngordhur tetë lopë ka njoftuar policia.

“Lubizhdë, Prizren / 26.07.2025 – 12:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një stallë e lopëve pronë e ankuesit m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë duke tentuar ta shuajnë zjarri. Si pasojë, tetë lopë kanë ngordhur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles