Tetë pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

Tetë pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka publikuar raportin 24 orësh, ku thuhet se 11 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID.

Sipas njoftimit, 9 pacientë janë të konfirmuar COVIDPozitiv.

“2 pacientë pritet të testohen sot, 8 pacientë janë me oksigjeno terapi, 1 pacientë është në CPAP maske. Të gjithë pacientët që trajtohen për Covid janë nga Shqipëria. Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles