Trafiku Urban del me një njoftim për orarin e autobusëve pas masave të reja antiCOVID

Trafiku Urban del me një njoftim për orarin e autobusëve pas masave të reja antiCOVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja antiCOVID.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Trafiku Urban ka ardhur me një njoftim për orarin e autobusëve. “Autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, në autobusa ndalohet hyrja pa maska dhe operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

Related Articles