Tetë të vdekur nga COVID-19 në mesin e të cilëve është edhe një 35 vjeçar nga komuna e Prishtinës

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.

Janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat:

Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç),

Ferizaj 1 rast (69 vjeç),

Gjilan 1 rast (73 vjeç),

Mitrovicë 1 rast (59 vjeç),

Pejë 1 rast (58 vjeç),

Prishtinë 1 rast (35 vjeç),

Prizren 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.

Related Articles