Tetë të vrarë në Kiev, sërish vendoset orë policore

Tetë të vrarë në Kiev, sërish vendoset orë policore

Një vendim i ri për orën policore është bërë i ditur në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ora policore do të zbatohet nga ora 20:00 me orën lokale të hënën, deri në orën 07:00 me orën lokale të mërkurën, ka thënë kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, në llogarinë e tij në Telegram.

“U kërkoj të gjithëve të qëndroni nëpër shtëpi – apo në vendet e strehimit kur të bien sirenat”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Kievi është zgjuar me skena të reja shkatërrimi pasi një sulm i forcave ruse vonë më 20 mars, shkatërroi një qendër tregtare.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës tha se të paktën tetë persona janë vrarë gjatë këtij sulmi, i cili goditi edhe ndërtesat e banimit. / Gazeta Enigma.

Related Articles