Tetë të vrarë nga sulmi izraelit në Bregun Perëndimor

Tetë të vrarë nga sulmi izraelit në Bregun Perëndimor

Tetë palestinezë thuhet se kanë mbetur të vdekur të martën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një operacioni të madh ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar. 

Ky operacioni ka ndodhur teksa armëpushimi i Izraelit me Hamasin në Gaza ka hyrë në ditën e tretë, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.

Armëpushimi i Izraelit me Hamasin në Gaza nuk vlen për Bregun Perëndimor, ku trupat izraelite kanë kryer bastisje pothuajse ditore gjatë luftës.

Kampi i ndërtuar i refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor verior ka qenë prej kohësh një bastion i luftës së armatosur dhe ka qenë në qendër të bastisjeve izraelite.

Ushtria izraelite ka thënë në një deklaratë se “forcat kanë nisur një operacion kundër terrorizmit” në zonë.

Më herët të martën, ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Jenin vrau dy persona. 

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se më shumë se 800 njerëz janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023. /Gazeta Enigma

Related Articles