Tetë vdekje dhe 754 raste të reja me COVID në Kosovë

Tetë vdekje dhe 754 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë vdekje.

Nga tre mijë e 879 testime, 754 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa tre mijë e 900 pacientë janë shëruar.

Kosova ka 23 mijë e 823 raste aktive me COVID, derisa 19.43 përqind është pozitiviteti i rasteve.

Ndërsa, të vaksinuar brenda 24 orëve janë 146 qytetarë, kurse në total janë mbi 1 milion doza të administruara. /Gazeta Enigma/.

Related Articles