Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar se këtë të diel, rreth orës 11:30-11:40, në ujërat e lumit Shkumbim në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë.
Dyshihet se personi i vdekur është I.L. (62) nga Tetova.
Ai ishte raportuar se më datë 31.12.2021 është larguar nga shtëpia.
Ekipi i SPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./Gazeta Enigma/