Ylli kosovar, pritet të debutoj në kampionatin francez

Ylli kosovar, pritet të debutoj në kampionatin francez

Edon Zhegrova ka marrë shumë mesazhe urimi pas kalimit të tij nga Basel te skuadra franceze, Lille, shkruan Gazeta Enigma.

Në mësin e urimeve të shumëta të futbollistit, ka qenë edhe ai i Xhakës, i cili e ka uruar shkurtë e qartë: “Suksese babik”

Ylli Kosovar i është bashkuar ekspeditës së skuadrës franceze në afatin kalimtar të janarit, duke u bërë njëri nga transferet më të rëndësishme në këtë afat kalimtar.

Ai pritet të aktivizohet përkrah emrave të mëdhenjë të repartit të sulmit të ekipit francez, Renato Sanchez, Jonathan Bamba, Burak Yilmaz e Jonathan David, të udhëhequr nga strategu Jocelyn Guvernnes.

Lille aktualisht mbanë pozitën e 10-të në League 1 në Francë me 29 pikë, dy më pak se Rennes që është në pozitën e pestë, pozitë kjo që shpie në gara kualifikuese për Europa Conferencë League.

Kujtojmë që skuadra e re e Zhegrovës, Lille ka hyrë nga pozita e parë e grupit G në fazën e eliminimeve direkte të Champions league dhe më 22 shkurt do ta ketë ndeshjen historike kundër kampionit në fuqi të Champions League, Chelsea, në kuadër të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve./Gazeta Enigma/

Related Articles