Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën, të dyshuarin për vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
Pacolli gjatë ditës ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që jep informacione që qojnë në arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares.
Kësisoj, këshilltari i tij, Naim Murseli, ka bërë me dije se Pacolli ka rënë në kontakt me personin që e lajmëroi policinë për ta kapur të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqën.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka bërë me tutje ai.
Përgjatë së martës, policia ka arritur ta arrestojë Krivaqën në fshatin Dardani në Ferizaj.