Thaçi i VV-së: Boshatisja e institucioneve nuk i konvenon askujt më shumë se terroristëve të Kopaonikut

Thaçi i VV-së: Boshatisja e institucioneve nuk i konvenon askujt më shumë se terroristëve të Kopaonikut

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reaguar pas dështimit të radhës të seancës konstituive dhe pas përsëritjes së kërkesës së partive opozitare që Albin Kurti dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale para betimit.

Sipas LVV-së, kjo kërkesë e opozitës për zbatimin e ligjit po interpretohet si tentativë për krijimin e një vakumi institucional, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas Halil Thaçit kjo i konvenon më së shumti “terroristëve të Kopaonikut” dhe ka pyetur opozitën “a jeni me koordinim apo pa koordinim”

“Boshatisja e institucioneve nuk i konvenon askujt më shumë se terroristëve të Kopaonikut. A është e qëllimshme kjo kërkesë? Opozitë, a jeni me koordinim apo pa koordinim?”, ka shkruar ai./GazetaEnigma/

Postimi:

Related Articles