Jusuf Thaçi, analist, që dikur ishte zëvendësministër i Arsimit në Qeverinë Kurti I, ka shkruar një status në të cilën ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Thaçi i ka kritikuar ata që po e kundërshtojnë Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në veri të vendit.
Sipas Jusuf Thaçit, s’ka zgjidhje të mesme për veriun e Kosovës.
“Nuk ka “zgjidhje të mesme” për veriun e Kosovës. Ose e vendosim kontrollin në veri ose konfirmohet se veriu është i humbur për Kosovën” – shkroi ai.