Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, plagosen dy persona

Një gjuajtje me armë ka ndodhur rreth orës 16:00 në Fushë Kosovë në rrugën e Pejës, ku si pasoj e kësaj kanë mbetur të plagosur dy persona, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka vepruar shpejtë dhe ka arrestuar një person dhe duke e sekuestruar një armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma.

“Rreth orës 16:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Enigma.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, në dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Zyrtarët policor kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar dhe ka sekuestruar një armë zjarri . Aktualisht në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.

Related Articles