Thaqi i gëzohet fitores në derbi dhe ngritjes në vendin e parë

Thaqi i gëzohet fitores në derbi dhe ngritjes në vendin e parë

Trajneri Arsim Thaqi ka thënë se është gëzim i dyfishtë triumfi i ekipit të tij Dritës dhe ngritja në krye të tabelës në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita fitoi 1:0 ndeshjen derbi ndaj Gjilanit.

“Ky derbi kalon përmasat e një derbi në Kosovë dhe gëzimi është i dyfishtë, pasi me fitoren në derbi ne edhe u kthyem aty ku e kemi vendin. Ishim të dyja ekipet me fat në raste dhe kështu është futbolli. E rëndësishme është që fituam këtë ndeshje derbi dhe duhet të vazhdojmë tutje. Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin. Por, është privilegj të jesh trajner i Dritës, skuadër e organizuar në gjitha aspektet. Shpresoj që gjërat të na ecin edhe në fushë ashtu siç po shkojnë jashtë saj. Përgëzoj lojtarët për angazhimin e po ashtu edhe ndihmën që po na japin ‘Intelektualët’”, ka thënë Thaqi.

Related Articles