Themelohet Fondi i Sigurisë

Themelohet Fondi i Sigurisë

Ministri i Financave tanimë ka autorizimin për themelimin e Fondit të Sigurisë, derisa ky vendim është marrë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar sot Krymenistri i Kosovës, Albin Kurti.

“Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”, ka njoftuar Kurti.

Sipas tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Kurti gjithashtu ka ftuar qytetarët e Kosovës, bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore. /GazetaEnigma/

Related Articles