Thënie të urta orientale (Lindore)

Thënie të urta orientale (Lindore)

Për kënaqësinë e lexuesve tanë sot kemi sjellë një koleksion të ndritshëm nga urtësia orientale.

  • Mos e nënvlerëso të drejtën e vëllait tënd, sepse ti nuk je vëlla nëse humb të drejtën e tij.
  • Mos nënvlerëso asnjë lloj mirësie, qoftë kjo edhe një buzëqeshje.
  • Mikpritja është tri ditë, shtesa është lëmoshë.
  • Miqësia është si xhami, po u thye nuk ngjitet më.
  • Më tepër ruhu nga armiku që nuk të shfaqet sesa nga ai që e njeh.
  • Mendimi i parë i të mençurit është mendimi i fundit i injorantit.
  • Më budalla se ty është ai i cili të beson të fshehtat e veta.
  • Lëre të keqen të të lërë ajo ty.
  • Libri i mirë, fjala e mirë, mund të sjellin dobi, po shembulli i mirë i flet zemrës shumë më tepër se gjuha elokuente.
  • Liria është gjëja më e shtrenjtë që gjendet në faqen e tokës.
  • Mbille të mirën, qoftë edhe në vend të huaj, sepse e mira s’ka për të humbur kudo që të mbillet.
  • Largoje të keqen dhe përcille me këngë.
  • Kush kënaqet me veten e tij, i shtohen njerëzit që e kanë inat.
  • Kush martohet me nënën time, bëhet xhaxhai im.
  • Kush martohet me vajzën e një populli të huaj, bie në një gabim që nuk e ka ditur.
  • Kush mbjell të mira, korr falenderime.
  • Kush mundohet të mposhtë të vërtetën, ajo e mposhtë atë.
  • Kush nuk e respekton të moshuarin, po shkatërron një shtëpi në të cilën do të hyjë një ditë.
  • Kush nuk humb, nuk fiton.
  • Kush pretendon se është i butë, mërzite që ta njohësh, butësia njihet në zemërim.
  • Kush jep kur e ka dorën e shkurtër, do të marrë edhe kur ta ketë dorëne gjatë.
  • Kush kënaqet me atë që ka, i qetësohet zemra dhe trupi.
  • Kur Zoti përcakton për një njeri që do të vdesë filan vend, e bën atë që të ketë nevojë për të shkuar atje.
  • Krenaria e njeriut ndodhet në vendin e tij.
  • Kujt i pëlqen mendimi i tij, ka për të humbur.
  • Kur butësia gjendet në diçka, e zbukuron atë, e nëse largohet prej saj, e shëmton.
  • Kërkoje diturinë nga djepi deri në varr.
  • Kërkoje të mirën për fqinjin tënd, ta gjesh atë para vetes.
  • Koha e dembelit është dyqan i shenjtanit.
  • Koha është dy ditë, një është për ty e tjetra është kundra teje.
  • Koha është pronari i atij që nuk ka zotëri.
  • Koprracia është shfaqësi i të metave dhe ndarësi i dashurisë nga zemrat.
  • Koprracia, hamendja dhe përtacia, janë orendi të përuljes.

Related Articles