Theret me thikë një grua në Tiranë, arrestohet 69-vjeçari

Theret me thikë një grua në Tiranë, arrestohet 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 48-vjeçare është plagosur me thikë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja” në kryeqytet.

Mediat bëjnë të ditur se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet M. B., 69 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen me inicialet V. A.

Sipas njoftimit nga Policia, autori i dyshuar është arrestuar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditi me mjet prerës thikë një shtetase, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar. Sekuestrohet mjeti prerës thikë, të cilën autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe. Njësitet kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes. Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2CNN/

Related Articles