Një 38-vjeçar ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në qytetin e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta që pati me një person.
Si pasojë e përplasjes në zonën e “Stacionit të Trenit”, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, mbeti i plagosur shtetasi G.Gj., i cili ndodhet aktualisht në spital në kontrollin e mjekëve, raporton A2CNN.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e krimit, për ta arrestuar disa momente më vonë.
Autori i plagosjes është 51-vjeçari A.L. Ai u dërgua në komisariat, ku po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.