Një person është therë me thikë pak minuta më parë përball postës së qytetit të Mitrovicës, teksa personi i dyshuar është identifikuar nga organet e rendit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrveshje mes të përfshirëve në ngjarje, ku më pas është përdorur edhe mjeti i ftohtë, thika.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatave të pranuara, në afërsi të postes kryesore në Mitrovicë një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, tha ai.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet viktima i gjakosur.