Këtë të hënë rreth orës 10:00 një person është therur me thikë në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policinë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se “bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.
Ndërsa, Sinjali ka raportuar se dyshohet se personi i therur me thikë , dyshohet të jetë një nxënës i një shkolle./Gazeta Enigma/