Theret një tifoz i Ballkanit

Theret një tifoz i Ballkanit

Para fillimit të ndeshjes në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, në stadiumin “Fadil Vokrri” ndodhi një incident mes tifozëve “Plisat” dhe “Xhebrailat”.

Si pasojë e këtij incidenti, një tifoz i Ballkanit është ther me thikë.

Kështu deklaroi në emisionin Sports Show në Klan Kosova, Korab Elshani, nga tifozëria “Xhebrailat”.

“Jemi sulmuar nga Plisat. Një nga tifozët është therur me thikë. Është Valoni, kryetifozi i cili na udhëheq neve në tribuna” – tha Elshani.

Elshani u ankua për sigurinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk ka pasur policë dhe sigurim. Tifozët e Prishtinës kanë ardhur diku nga një distancë prej 200 metrash ku kanë qenë të vendosur “Plisat” dhe e kanë shkaktuar atë” – theksoi ai.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri më tani nuk janë deklaruar lidhur me rastin

Related Articles