“Xhebrailat” tallen keq me Munishin: Një babë e ka Kosova

“Xhebrailat” tallen keq me Munishin: Një babë e ka Kosova

Skuadra e Ballkanit ka triumfuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani ka mposhtur Pishtinën me rezultatin minimal 0:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Pas ndeshjes, ‘Xhebrailat’ kanë reaguar në rrjetin social, Facebook – ku kanë thumbuar trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishi.

Ata kanë publikuar një fotografi të Munishit dhe Dajës, duke shkruar: “Një babë e ka Kosova”.

Related Articles