Therje me thikë në Ferizaj, viktima është një i mitur

Therje me thikë në Ferizaj, viktima është një i mitur

Një ngjarje e rëndë është raportuar të dielën në Ferizaj, ku një person i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi nga tre persona të panjohur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit deri tek therja e tij me thikë ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje verbale.

“Është raportuar se në emergjencën mjekësore është duke u trajtuar viktima i mitur- mashkull Sh-Kosovar , pasi të njëjtin tre persona te panjohur pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të mprehtë- thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Veseli.

Related Articles