Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, bëri histori kundër West Hamit, por tashmë është duke menduar për ndeshjen e radhës të skuadrës së tij kundër Leeds United.
Haaland një rekord të ri për golat e shënuar në një sezon të vetëm në Ligën Premier, pas të mërkurën mbrëma shënoi golin e tij të 35-të në ligën angleze.
Norvegjezi tani ka 51 gola këtë sezon në të gjitha garat, duke sjellë në dukje rekordin e Dixie Dean prej 63 golave, por ylli i Cityt po refuzon të mashtrohet dhe thjesht po fokusohet në ndeshjen e ardhshme të ekipit të tij.
“Unë nuk mendoj të thyej rekordin e Dixie Dean tani. Do të fle pas kësaj loje, do të zgjohem nesër dhe pastaj do të përpiqem të marr tre pikë kundër Leeds”, ka thënë Haaland për Sky Sports.
“Nuk do të jetë e lehtë me një menaxher të ri. Nuk mund të vazhdoj të mendoj për këto rekorde ose do të më çmendej koka”.
“Do të shkoj në shtëpi, do të luaj videolojëra, do të ha dhe më pas do të fle. Nesër duhet të mendoj për Leeds”, përfundoi ylli i Cityt.
Ndryshe, Haaland ka lënë pas rekordin e legjendave si Alan Shearer dhe Andy Cole, të cilët kishin shënuar nga 34 gola.