Zjarr në katin e pestë të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Mbrëmjen e 15 nëntorit një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Tiranë.

Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa për fatin e mirë të gjithë banorët e pallatit janë evakuar. Ekipet zjarrfikës po punojnë shuarjen e zjarrit.

Deri tani, ende nuk janë zbardhur shkaqet e rënies së këtij zjarri.

Njoftimi i plotë

Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./Gazeta Enigma/

Related Articles