Ndoshta koreografia më origjinale në historinë e futbollit është përgatitur nga tifozët e Schalke 04 në ndeshjen kundër Freiburgut. Ata lanë një përshtypje vërtet mbresëlënëse dhe pamjet sigurisht që po bëjnë xhiron e botës, sidomos tek ultrasit.
Tribunat e stadiumit në Gelzerkirchen ishin plot, por ajo që u pa prapa portave ishte fenomenale.
Përkatësisht, tifozët më të zjarrtë të Rudarit mbanin në duar tullumbace bardh e kaltër, ndërsa nga çatia ishte varur një pëlhurë e madhe e bardhë me një fanellë të Schalkes.
Kur lideri i tifozëve dha sinjalin, fanella mori ngjyrën blu nga e bardha sa hap e mbyllë sytë.
Meqë ra fjala, në fanellë, dora e tifozit drejtohej drejt stemës së klubit, që ishte gjithashtu një mesazh i mundshëm për lojtarët se ata e dinin se për çfarë klubi po luanin.