Tifozët e Sivassporit e duan Armend Thaqin në ekip: Nëse vjen s’do kemi më probleme në krahun e djathtë, shumë futbollist i mirë

Tifozët e Sivassporit e duan Armend Thaqin në ekip: Nëse vjen s’do kemi më probleme në krahun e djathtë, shumë futbollist i mirë

Skuadra e Sivassporit ka shprehur interesim për futbollistin e Ballkanit, Armend Thaqi, i cili është padyshim një nga futbollistët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit.

Dje, GazetaBlic Sport raportoi për interesimin e Sivassporit për Armend Thaqin, teksa ky lajm tashmë është shpërndarë edhe në Turqi.

Disa nga tifozët e Sivassporit e duan Armend Thaqin në ekipin e tyre, duke thënë se është futbollist me kualitet dhe i nevojitet skuadrës së tyre.

Ja disa nga shkrimet e tyre:

“Do të ishte transfer i mirë. Ka potencialin”, “Futbollist shumë i mirë”, “Nëse e marrim, nuk do të kemi problem me mbrojtësin e djathtë për disa vite”, shkruajnë tifozët e Sivassporit.

Related Articles