KQZ e gatshme për zgjedhjet e reja në veri

KQZ e gatshme për zgjedhjet e reja në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të gatshëm për zgjedhjet e reja në veri të vendit, pavarësisht krizave të cilat solli procesi i mëparshëm.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për klankosova.tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se institucioni që ai përfaqëson, e ka detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si institucion i përhershëm kushtetues, e ka për detyrë kryesore organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen”.

Ky raund i ri zgjedhjesh për komunat veriore, vie pas tensioneve të krijuara me kryetarët shqiptarë të vendosur në detyrë nga Qeveria e Kosovës.

Kjo solli krizë dhe dhunë mes palëve, derisa kujtojmë që së fundit qeveria ka marrë disa hapa konkret ku përmes një Udhëzimi administrative nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do nis dhe procesi largimit të kryetarëve aktual.

Related Articles